22/12/2024
Maqedoni

Nënshkruhet Kodi për Zgjedhje Korrekte dhe Demokratike

    Në bazë të nenit 8-v të Kodit Zgjedhor, Shefi i Shtabit Qendror Zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Fatmir Besimi në emër të Frontit Europian nënshkruajti sot Kodin për Zgjedhje Korrekte dhe Demokratike.

    Fronti Europian mbetet fuqishëm i përkushtuar për mbarëvajtje të zgjedhjeve parlamentare konform parimeve të demokracisë dhe zotohet për zbatimin e plotë të këtij kodi.

    Është obligim i të gjitha subjekteve politike pjesëmarrëse në zgjedhjet parlamentare respektimi i të drejtës së votës së lirë.

    Fronti Europian fton të gjithë qytetarët që me votën e tyre të shenjtë të sigurojnë vazhdimësinë e hapit tonë drejt Europës, shtegut të vetëm të përparimit.