Lart e poshtë po thuhet se Diaspora e Strugës ndihet e tradhtuar nga lideri historik i Aleancës për Shqiptarët. Por, Diaspora e Strugës i drejtohet “mendjeve të liga” se nuk është aspak kështu.
Mjaftojnë të hedhin sytë nga Aleanca për Shqiptarët dhe do të shohin që Diaspora Strugane është përkrah Ziadin Selës, njëjtë si dhe kanë qenë qysh në fillim dhe do të vijojnë të jenë gjithmonë.
Ata nuk ndihen të tradhtuar nga Sela, por nga Arben Taravari, nga personi që i zgjatën dorën dhe në fund ia kafshoi. Diaspora e Strugës i bën thirrje të gjithë atyre që mendojnë se ata nuk janë përkrah Ziadinit se e kanë gabim dhe i fton që të hedhin sytë nga koalicioni “VLEN” për të kuptuar dhe pazaret e pista që janë bërë mbrapa krahve të struganëve dhe shqiptarëve të Maqedonisë.
Të gjithë e dinë shumë mirë që tradhtia erdhi nga Taravari, personi i cili ditën shfaqej si miku i anëtarëve të Aleancës për Shqiptarët dhe natën si armiku i tyre, duke bërë pazare në fshehtësi me Izet Mexhitin e Bilall Kasamin.
Mos harroni që vetë Mexhiti ditë më parë zbuloi se diskutimet me Taravarin për koalicionin “VLEN”, kishin filluar që në qershorin e vitit të kaluar. Epra, ai që ka tradhtuar Diasporën Strugane është Arben Taravari.
Diaspora e Strugës është përkrah Ziadin Selës, Aleancës për Shqitparët, ashtu si dhe mijëra shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Ndërsa, te koalicioni “VLEN” janë pozicionuar vetëm tradhtarët, madje, madje mund të thuhet me plot bindje se as Bilall Kasami, Izet Mexhiti, Arben Taravari, Afrim Gashi dhe as Bekim Qoku nuk i kanë besën njëri-tjetrit. Kjo për vetë faktin e thjeshtë se një tufë tradhtarësh janë bërë bashkë!