Connect with us

Lajme

Lindita Vinca nga Struga, pedagoge në Universitetin e njohur amerikan

POGRADEC, 13 Korrik/AE/.- Mirësjellja, dashuria dhe bujaria për njerëzit, e kanë shoqëruar Lindita Vincën në jetën e saj. Vajza e artistit të njohur Haxhi Dauti, këto cilësi i ka patur bashkëshoqërueset e jetës së saj ne SHBA, sepse në fund të fundit ato kanë qënë pasqyra që Lindita gjatë rritjes i ka parë tek prindërit e saj.

Nuk mund të ndodhte ndryshe edhe kur zgjodhi profesionin e saj. E rritur me shumë dashuri, nuk mund të kuptonte jetën e saj pa dhënë sërish dashuri e kujdesje për njerëzit.

Ndaj pa një pa dy , nisi të studiojë infermieri, duke patur moto, bujarinë dhe dhëmbshurinë që babai i saj, ka patur dhe ka për komunitetin shqiptar dhe sigurisht për familjen e tij.

Kishte një dëshirë të madhe të ndihmonte të tjerët ashtu sikundër kishte bërë në jetën e tij, babai i saj, artisti i vlerësuar nga të gjithë, Haxhi Dauti, aktualisht dhe president i Këshillit amerikano-shqiptar.

Në këtë intervistë për Albanian Excellence, Lindita, kujton me mall , fëmijërinë e saj cila nuk mund të kuptohej pa lojërat me kushurinjtë dhe pa dashurinë që ja jepnin pa kursim, njerëzit e saj, prindërit, gjyshërit, hallat e kushurirat e saj.

Për Linditën që mban një emër tipik shqiptar dhe që të kujton lindjen e ditës, sa më shumë që kalojnë vitet, aq më shumë ajo, krijon dhe një vlerësim për prejardhjen e saj.

E ka vizituar dhe shijuar shumë herë qytetin e Strugës, vendin e saj të origjinës . Për herë të fundit ka qënë në korrik 2018 me bashkëshortin dhe fëmijët, kur dhe vizituam edhe bregdetin e jugut në Shqipëri.

Fëmijët e saj u mbushën plot mirënjohje për trashëgiminë e tyre duke u joshu qe ta duam dhe të bëjmë edhe vizita të tjera në atdheun e tyre.

Sot Lindita , është një zonjë me një karrierë suksesi të padiskutueshme në SHBA. Punon në Universitetin Yale si drejtuese klinike dhe pedagoge për sudentet në degen infermieri.

Aktualisht jep leksione për studentët e mjekësisë dhe infermierisë në Quinnipiac mbi Dermatologjinë. Gjithashtu mban leksionet e e saj që prezantojnë ekspertizën dhe tezat e saj në dermatologji me temat që lidhën me lëkurën. Ka në plan të bëj më shumë në fushën time, ndërsa eksploroj shumë mundësi ndryshe drejtimi.

Ambiciet e Linditës në të ardhmen lidhen me bashkëpunimin që synon të ketë me drejtuese shqiptare, në punën që mund të bëjnë në krijimin e shoqërive mjekësore dhe infermierore profesionale dhe arsimore, duke ofruar mbështetje dhe mentorim. Ajo dëshëron të jetë lektore ndërkombëtare mbi tema që lidhen me dermatologjinë. Lindita, dëshiron të punojë në disa botime që kanë interes të veçantë, por edhe me një autobiografi.

F.N: Ju keni lindur dhe rritur në West Orange nga prindër shqiptarë nga Struga. Si e kujtoni fëmijërinë tuaj?

L.V: Kujtimet e mia e fëmijërisë time, kanë qënë të lidhura me babanë, nënën, vëllanë dhe motrën time, me familjen time. Kur ishim fëmijë, ne u rritëm duke kaluar ditët së bashku me xhaxhallarët, hallat, gjyshërit dhe kushërirat. I kujtoj me mall ditët e fëmijërisë, privilegjin që kishim duke luajtur jashtë shtëpisë , pa censurë , pa mbikqyrjen e prindërve. Kur kujtoj fëmijërinë them se kjo ndjenjë e lirisë që më dhanë prindërit në fëmijëri, kanë luajtur rol shumë të rëndësishëm në formimin e karakterit tim në shumë pika të domosdoshme.

F.N: Lindita është një emër tipik shqiptar, cila është historia e emrit tuaj?

L.V: Lindita është një emër shumë i përhapur në Shqipëri. Kuptimi i saj është ‘lind dita’.

F.N: Sa keni qenë i lidhur dhe jeni me Strugën, origjina e prindërve tuaj? A e keni vizituar Maqedoninë e Veriut, cilat janë disa nga përshtypjet që ju ka lënë?

L.V: Sa më shumë që kalojnë vitet, aq më shumë, vazhdoj të krijoj një lidhje thelbësore dhe një vlerësim shumë të madhe për prejardhjen time. Kam shkuar shumë hërë në Strugë. Për herë të fundit , kemi qënë në korrik 2018 me bashkëshortin dhe fëmijët e mi. Ishte një vizitë e paharruar. Vizituam dhe pamë gjithashtu bregdetin e jugut në Shqipëri, duke forcuar edhe më shumë lidhjet me traditat dhe me kulturën tonë.

Fëmijët e mi shprehën një mirënjohje të madhe për trashëgiminë tonë . Admirimi për çka pamë dhe shijuam, na joshi qe të bëjmë edhe vizita të tjera në atdheun tonë.

F.N: Babai juaj Haxhi Dauti, artist, është një figurë shumë e njohur në komunitetin shqiptar në të njëjtën kohë që ka ndihmuar dhe mbështetur shumë shqiptarët. Pse zgjodhët të studioni infermierinë dhe cila ishte mënyra që ju ndoqët për të përsosur studimet në këtë fushë?

L.V: Zgjodha infermierinë sepse interesat e mia mbeshteteshin në dëshirat e mia për të ndjekur një rrugë të ngjashme me të prindërve të mi. Babai im është një këngëtar i njohur shqiptar, që çdo gjë e bën me pasion dhe dëshirë. Sidoqoftë, ajo që ngjalli me të vërtetë interesin tim për të zgjedhur karrierën e infermierisë ishte dashuria, bujaria dhe dhëmbshuria që babai im, ka patur dhe ka për komunitetin shqiptar dhe sigurisht për familjen e tij.

Unë kisha një dëshirë të madhe të ndihmoja të tjerët, ashtu sikundër kishte bërë edhe babai në jetën e tij.

F.N: Pasi u diplomuat me doktoraturë, në Universitetin Quinnipiac në vitin 2017, ju jepni mësim në Universitetin Quinnipiac, çfarë do të dëshironit të na tregoni për këtë përvojë?

L.V: Pas marrjes së gradës së doktoratës në infermieri, kisha shumë pasion për mësimdhënie dhe mentorim. Aktualisht ligjëroj per studentët e mjekësisë dhe infermierisë ne Universitetin Quinnipiac mbi Dermatologjinë.

Unë gjithashtu mbaj leksionet e mia që ndajnë ekspertizën dhe tezat e mia në dermatologji dhe me tema qe lidhen me lëkurën.

Kam në plan të bëj më shumë në fushën time, ndërsa eksploroj shumë mundësi ndryshe drejtimi.

F.N: Ju punoni në Universitetin Yale si një drejtues klinik dhe pedagoge për të diplomuaritnë infermieri. Ju gjithashtu keni botime shkencore të botuara në dermatologji. Cilat janë disa nga ambiciet dhe sfidat në të ardhmen?

L.V: Ambiciet e mia në të ardhmen janë të punoj dhe të bashkëpunoj me udhëheqëse të tjerë femra shqiptarë në n krijimin e shoqatave mjekësore dhe infermierore profesionale dhe arsimore për të ofruar mbështetje dhe mentorim. Gjithashtu kam plane për të qënë një lektore ndërkombëtare për tema që lidhen me dermatologjinë. Do të dëshiroja të punoja me disa botime me interes të veçantë dhe për një autobiografi. Kam dëshirë të kem një pozicion drejtimi brenda profesionit tim në dermatologji, dhe në shoqatën që kam krijuar. Kam një shtytje dhe kuriozitet intelektual që dëshiroj të zbuloj dhe kuptoj më tepër larmi temash dhe kjo është e vetmja sfidë me të cilën përballem.

F.N: Cilat janë disa nga karakteristikat me të cilat keni dashur të portretizoni shqiptarët?

L.V: Disa karakteristika që unë do t’i portretizoja shqiptarët janë vlerat e padiskutueshme qe kanë për familjen dhe përkushtimin ndaj saj .

F.N: Cilat janë ndjenjat që keni pasur në kohën e COVID-19? Cili është mesazhi njerëzor qe ju doni të përçoni në këtë situatë? Si kanë qenë këto ditë për ju?

L.V: Ndjesitë e mia në kohën e COVID-19 ishin një pasiguri e jashtëzakonshme. Si mjeke profesioniste, ne po përballemi me ujëra krejtësisht të panjohura. Ka qenë një shumë kohë e vështirë për të gjithë ne por kam besim se do ta kapërcejmë këtë pandemi me një shërim të plotë por shumë të ngadaltë.

Botë

Ambasadori i Izraelit: Kemi kapacitet për ta rrafshuar Gazën, por nuk do ta bëjmë këtë. Duam paqe

Drejtori për Ballkan në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe njëkohësisht ambasadori në Maqedoninë e Veriut , Dan Oryan, në një intervistë ekskluzive për T7, ka folur për konfliktin e fundit që po zhvillohet në Izrael në mes të këtij të fundit dhe palestinezëve.

Ndër të tjera Oryan tha se Izraeli ka kapacitet ta rrafshojë Gazën, por nuk do ta bëjë këtë. Kjo për shkak se sipas tij, Izraeli do paqe.

“Izraeli ka kapacitete për ta rrafshuar Gazën, por ne nuk po e bëjmë këtë. Nuk jemi të interesuar për ta bërë këtë. Ne duam që të jetojmë në paqe dhe harmoni sa më shumë që është e mundshme”, është shprehur Oryan.

Ndërsa për Hamasin, ambasadori tha se është vetëm një organizatë terroriste që lanson mijëra raketa mbi Izraelin.

“Në rend të parë dhe mbi të gjitha, është organizata e Hamasit, që në deklaratën e saj, në kushtetutën e saj e ka thirrjen për vrasjen e hebrenjve. Nuk ka të bëjë asgjë me Malin e Tempullit (Xhamia Al-Aqsa), me asgjë tjetër. Kështu thuhet në mënyrë specifike aty. Vrasja e hebrenjve është një nga objektivat e kësaj organizate dhe fatkeqësisht ata e kanë marrë peng tërë popullin e Gazës”, është shprehur ambasadori Oryan.

 

Continue Reading

Kosovë

Djali 9-vjeç e ka agjëruar krejt Ramazanin, e filloi kur ishte vetëm 8-vjeçar

Besimtarët myslimanë festojnë sot festën e Fitër Bajramit, raporton Gazeta Express.

Derisa në institucionet shtetërore është ditë feste, disa qytetarë janë parë në shesh të Prishtinës duke shkuar në punë.

Njëri nga qytetarët që ishte duke shkuar në punë ka folur për emisionin #gjesi duke bërë të ditur se ai nuk ka agjëruar ramazanin, por e kanë agjëruar fëmijët e tij.

Më i vogli nga fëmijët sipas të njëjtit ishte vetëm 8-vjeç kur kishte filluar të agjëronte.

Këtë vit, kur ai ka mbushur 9-vjet, prindi i tij thotë se ai e ka agjëruar krejt ramazanin.

“Djali jem 9 vjec e ka agjëru krejt ramazanin. Nuk i kam thanë mos e nino se eka pas me dëshirë. Edhe një vit më herët e ka agjëru, prej 8 vjet”, ka thënë ai./GazetaExpress/

Continue Reading

Lajme

Cipras: Pa Marrëveshjen e Prespës do të kishim fqinj jostabil

Marrëveshja e Prespës është e dobishme për vendin, patriotik, i dobishëm për popujt në rajon të cilët duhet të jetojnë në paqe dhe perspektiva, thelbi është se arritëm diçka historike për Ballkanin dhe vendin, tha lideri i SYRIZËS dhe ish kryeministër grek Aleksis Cipras gjatë pjesëmarrjes së tij në forumin ekonomik Delfi të cilën e ka ndjekur drejtpërdrejtë edhe kryeministri Zoran Zaev.

“E rëndësishme është në fqinjësinë tonë të kemi aleat, ndërsa jo armik. Duke e marrë parasysh atë që këtu është zotëri Zaev do të them se kjo marrëveshje, e ndryshoi lojën e Ballkanit, e ndryshoi lojën në drejtim pozitiv. Pa këtë marrëveshje dhe pa perspektivën evropiane edhe për Maqedoninë e Veriut e cila është stabilizuar si vend edhe për Shqipërinë, kam ndjenjë se mund të kishim shumë fqinj jostabil. Në kufirin tonë verior do të kishte jostabilitet si ai që e shohim në Libi, ndërsa ndoshta edhe vendet e treta do të ishin aktive atje, ndërsa ndoshta edhe Turqia do të luante rol”, theksoi Cipras.

Continue Reading

Recent Posts

 

Më të lexuarat e javës

Shares