30/12/2024
Lajme Maqedoni

Bujar Osmani zbulon se çfarë i tha Albin Kurtit gjatë takimit

    Kryediplomati Bujar Osmani ka hedhur poshtë tendencat për ta zbehur diplomacinë e tij në favor të Republikës së Kosovës. Ai mbrëmë në debat me panelistë, në këtë drejtim tha:

    “Më kujtohet,… mund ta pyetni z.Kurti. Në takimin që e kam pasur me të në Prishtinë, i kam thënë, prej sot ti e ke edhe një Ministër të Jashtëm, një zë shtesë në qendrat e vendimmarrjes. Dhe kështu ka qenë perspektiva ime. Nuk e kam bërë vetëm si shqiptarë, por si Ministër i Maqedonisë së Veriut, i cili mbështet rrumbullakimin e shtetformimit të Kosovës. Se ne jemi të interesuar më së tepërmi stabiliteti, njohja e ndërsjellët ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, anëtarësimi i Kosovës në NATO e stabilizon Maqedoninë e Veriut, dhe kjo është pak edhe interes i jonë kombëtarë shtetëror”.