Lideri politik i Hamasit, Ismail Haniyeh, konfirmoi ditën e djeshme se tre djemtë e tij dhe katër nipat u vranë pas një sulmi ajror në Gaza.
Pas lajmit tragjik, Haniyeh, akuzoi Izraelin duke theksuar më tej se nëse mendojnë se shënjestrimi i familjes së tij do të shtyjë Hamasit që të ndryshojnë drejtim, gabohen.
Ndërkohë, së fundmi janë publikuar pamjt edhe nga momenti kur ai mori vesh lajmin tragjik se djemtë iu vranë nga një sulm ajror në Gaza. Në video lideri politik i Hamasit dëgjohet teksa thotë: Dëshira e Allahut!
Ditën e djeshme Ismail Haniyeh duke folur për Al Jazeera, tha se tre nga fëmijët e tij u vranë nga sulmi izraelit: Hazem, Amir dhe Mohammad. Ai shtoi se u vranë edhe nipërit e tij, të cilët ishin strehuar në kampin e refugjatëve Al Shati, duke nënvizuar se rreth 60 të afërm të tij janë vrarë që nga shpërthimi i luftës.
“Armiku beson se duke vënë në shënjestër familjet e liderëve, do t’i shtyjë ata të heqin dorë nga kërkesat e popullit tonë. Kushdo që mendon se shënjestrimi i djemve të mi do ta shtyjë Hamasin të ndryshojë pozicionin e tij është deluzion”, tha Haniya.