30/12/2024
Maqedoni

E RËNDË në SHKUP/ Djali bën për spital babain 77-vjeçar, e godet me grushta

    Sektori për Punë të Brendshme-Shkup njoftoi se gjatë ditës së djeshme 77-vjeçari ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga djali i tij 52 vjeçar.

    “Me datë 09.04.2024 në ora 11:30 në SPB Shkup, një 77 vjeçar ka raportuar se me datë 06.04.2024 rreth orës 15:00 është sulmuar fizikisht nga djali i tij S.K.(52) nga Shkupi në banesën e tij shtëpi në zonën e Çairit. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftim.