26/12/2024
Lajme Maqedoni

Bexheti: Përfshirja e LVV-së në Maqedoni është e panevojshme

    Në një deklaratë të fundit në emisionin “Debat Plus”, analisti Nuri Bexheti ka vlerësuar përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për të shtrirë sovranitetin në të gjithë territorin, por ka paralajmëruar se gabimet taktike të bëra mund të kenë lejuar involvimin e elementeve serbe në veri të Kosovës.

    Ai ka komentuar edhe veprimet e Bujar Osmanit, duke theksuar se Osmani ka kontribuar në mënyrë të ndjeshme në diplomacinë e Kosovës, duke përfshirë edhe negociatat e kryeministrit Albin Kurti me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në villën e Marshall Titos në Ohër.

    “Qversiës së Kosovës i urojmë sukses në shtrimin e sovranitetit cep e më cep të territorit, koha do të tregojë për shumë shkurt që qeveria e Kosovës ka bërë gabime shumë të mëdha në hapat e saj , dhe në veprimet taktike, ka mundësuar që elementi sërb të involvohet me këmbë e me duar në Veri të Kosovës. Zotri Bujar Osmani nuk e ka terpuar, ndoshta nuk është dashur që në një moment në fushatë ta përmendte, dhe u ka dhënë të tjerëve mundësi vetëm që të regojnë.
    Por Osmani mos të harrojmë se villën e Marshall Titos me bunkera anti-atom ja ka vendosë në shërbim Qeverisë së Kosovës, dhe zoti Kurti ka bërë negociata të drejtpërdrejta, para botës dhe përfaqësuesëve ndërkombëtar, me zotin Vuçiq në villën e Marshall Titos në Ohër dhe ka marrë përsipër një deklaratë dhe ka nënshkruar një deklaratë, se si zoti Kurti do të implementojë marrëveshjet dhe detyrimet që i ka Kosova karshi bashkësisë ndërkombëtare. Nuk ka faj Osmani që zoti Kurti ka marrë përsipër që t’i bëjë”, tha Bexheti.

    Bexheti ka theksuar se Maqedonia, si një nga vendet e para që ka njohur Kosovën, nuk duhet të involvohet nga qeveria e Kosovës në mënyrë të panevojshme në çështjet e brendshme të Kosovës, duke u fokusuar në nevojën për një bashkëpunim të qetë dhe konstruktiv në rajon.
    “Nuk është mirë që ta involvojë Maqedoninë në Kosovë, sepse maqedonia nuk i ka bërë keq Kosovës, përkundrazi është ndër vendet e para që ka njohur Kosovën. Nuk është mirë të nxiten skema të panevojshme ne kemi nevojë për një proces të qetë dhe të mirëmbajtur, ku një parlament merr përsipër të vendosi në zbatim një obligim të fortë të spozorizuar nga BE, dhe është mirë që kjo marrëveshje të vendoset në zbatim”, tha Bexheti.