Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka uruar besimtarët myslimanë për Fiter Bajramin.
“Urime Festën e Fitër Bajramit!
Pas një muaji të bekuar, me sakrificë e solidaritet, pastërti e devotshmëri, sot festojmë Fitër Bajramin. Uroj që Zoti të pranojë agjërimin dhe lutjet tona!
Kjo festë e madhe për të gjithë besimtarët musliman, le të sjellë paqe, lumturi dhe prosperitet. Paçi gëzim në zemrat dhe harmoni në familjet tuaja.
Sot është një ditë bekimi dhe paqeje, është një ditë për të reflektuar, për të festuar bashkë me familjen dhe për të uruar miqtë e më të dashurit tuaj!
Gëzuar!”, shkruan Sela.