22/12/2024
Maqedoni

“Skemi me pagu fitrat, Bilall Kasami na ka lënë 5 muaj pa rroga” punëtorrët e NPK-së ja zënë derën kryetarit të Tetovës

    muaj pa rroga, 4 muaj pa bukë nē sofrat e iftarit, 4 muaj pa bukë në syfyr, sot mbi 30 punëtorë të NPK-së ishin grumbulluar dhe bllokuar derën e komunës së Tetovës për të protestuar dhe bllokuar Bilall Kasamin.

    Kasami i befasuar me barkun mbushur zdripi nga Benzi ku u përball me puntorët me barkun bosh.
    Ata kërkuan rrogat e tyre, ndërsa kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami me ironi ju thotë se ka sa doni rroga, se BDI e ka lënë NPK në këtë gjendje.
    Kasami në vend që të merrej me protrstuesit ai nisi të merret me gazetarin e TS për të sqaruar se BDI është fajtore.

    Ata erdhën me barkun bosh dhe u kthyen me xhepat bosh sërish pasi Kasami ju tha rini rahat shkoni pa ju premtu se do të marrin 4 rrogat.

    Nga ana tjetër protestuesit për TS thonë se as fitrat si kemi pagu, as kreditin e as kemi me shtru sofrën e Iftarit.

    Ndryshe Bilall Kasami e ka shitur NPK dhe pas shitjes qytetarët u përballen me rritjen e madhe të faturave të ujit ku për herë të parë edhe Malësia e Shaerit edhe fshatrat Xhepiçisht, Porok, Reçicë do të paguajne për shërbimet qe nuk i marin.