22/12/2024
Maqedoni

Siljanovska: Do t’i fal të dënuarit për 27 prill

    Kandidatja e VMRO DPMNE-së për presidente Gordana Siljanovska Davkova programin e saj e prezantoi para qytetarëve në Strugë. Ajo foli edhe për zhvillimet në Këshillin Gjyqësor dhe në Gjykatën Kushtetuese si dhe për faljen e të dënuarve për 27 prillin.

    “Tmerrësisht më ka prekur fati i Jane Çentos. Vallë a është e mundur që fati i gjyshit të tij të përsëritet në shekullin XXI në Maqedoninë bashkëkohore. Imagjinoni të jeni të akuzuar për organizimin e kërcënimit terrorist ose për përmbysje të rendit kushtetues të Maqedonisë, pasojat do të ndjeheshin edhe sot, nëse do të kishte kërcënim të tillë”, tha Gordana Siljanovska Davkova, Kandidate e VMRO DPMNE-së.