21/12/2024
Maqedoni

Grubi: Heqja e kufirit me Kosovën së shpejti, propozimi ka kaluar në dy Qeveritë

    Zëvendëskryeministri Artan Grubi ka marrë pjesë në emisionin “Presing” që transmetohet në Klan Maqedoni dhe realizohet në bashkëpunim me T7 dhe Gazetën Ekspress.

    Pjesmarrës në këtë emision kanë qenë edhe analistët Ilir Mirena dhe Valon Syla.

    Zëvendëskryeministri Grubi në emisioin e parë ka folur për aktualitetin politik dhe koalicionet mes partive shqiptare po edhe për projektet që ka bërë Qeveria.

    “Do ta heqim edhe pikën kufitare dhe do të ketë vetëm një kontrollë, kur të hyjmë në RMV, do ju kontrollojë vetëm policia jonë, kur të hyjmë në Kosovë do ju kontrollojë vetëm policia e Kosovës”, tha Grubi.

    Pas tij, foli edhe analisti Valon Syla, tha se si njohës të rrethanave janë kundër që zyrtarët dhe politikan e Kosovës të jenë të përfshirë në RMV.