Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Alpet e Zvicrës ku një helikopter është rrëzuar dhe si pasojë kanë humbur jetën 3 persona, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Nisur nga raportimi i gazetës zicerane Le Canton27.ch, helikopteri u rrëzua mëngjesin e kësaj të marte në Alpet Valais.
Mësohet se helikopteri “Eurocopter AS 350B3 Ecureuil”, u rrëzua teksa ishte duke u ulur në malin Petit Combin. Helikopteri rrëshiqi në shpatin verior në majën e malit, rreth 3668 metra lartësi për arsye të cilat deri më tani nuk janë bërë me dije.
Në bordin e helikopterit ishte piloti, udhërrëfyesi i guidës si dhe 4 alpinistët. Fatkeqësisht tre prej personave të cilët ndodheshin në bord mbetën të vdekur, ndërsa tre të tjerë u plagosën, të cilët menjëherë u dërguan në spitalin më të afërt të Sitten. Ndërkohë që nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti tragjik, Bordi Zviceran i Hetimit të Sigurisë (Sust) ka nisur një hetim për të zbuluar se çfarë e shkaktoi aksidentin.