Një shqiptar i Kosovës ka humbur jetën tragjikisht në një aksident të rëndë teksa udhëtonte me një mjet tip ‘Ferrari’ të dielën në Italinë veriore.
40-vjeçari i cili banonte në Zvicrës, ishte DJ me profesion. Sikurse duket nga pamjet e ndara nga gazeta zviceriane Blick, Ferrari GT C4 i bardhë është copëtuar dhe ndarë në dy pjesë.
Viktima, me emrin Isa.Q., ishte duke lëvizur me mbi 200 km/h kur ka rrëshqitur në rrugën e lagësht dhe është përplasur në anësore.