Banorë të Haraçinës për gazetën KOHA thonë se të shtënat me kallashnikov ndaj kryetarit të Haraçinës duket se kanë ardhur nga personat e njëjtë që vitin e kaluar u futën në zyrën e kryetarit Ridvan Ibraimi dhe e goditën.
Bëhet fjalë për një të dyshuar – një djalë të familjes Ajvazi, i njohur për disa vepra penale dhe që kërkohet nga drejtësia e Maqedonisë.Të lënduar, përveç kryetarit të Haraçinës, Ridvan Ibraimi, ka mbetur edhe A.A. djelai i shoferit të kryetarit dhe një tjetër me emrin Eshtref. Të lënduarit janë dërguar në Qëndrën Urgjente në Shkup.