Një autobus turistik në të cilin sipas informacioneve të para ndodheshin 33 shtetas të huaj është përplasur me një pemë pranë kanalit në Bruksel .
Informacionet për numrin e të plagosurve mbeten të paqarta.
Përfaqësuesi i zjarrfikësve në një deklaratë të transmetuar nga rtl ka folur për 33 pasagjerë , prej të cilëve pesë janë lënduar më rëndë dhe janë dërguar në spitale të ndryshme.