21/12/2024
Shqipëri

Kryebashkiaku Erion Veliaj i nënshtrohet operacionit, ja si është gjendja e tij

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka kryer ditën e sotme një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e qeses së tëmthit për gurë.

    Ndërhyrja konsiderohet e suksesshme dhe gjendja shëndetësore e kryebashkiakut të Tiranës paraqitet e mirë.

    Lajmi është njoftuar nga vetë Bashkia e Tiranës.

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kreu sot një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e qeses së tëmthit për gurë. Ndërhyrja është kryer me sukses nga mjekët e kirurgjisë në QSUT. Z. Veliaj është në gjendje të mirë shëndetësore, nën kujdesin e mjekëve”, shkruhet në njoftimin e Bashkisë Tiranë.

    Ashtu si kryeministri Edi Rama muaj më parë, edhe Veliaj ka zgjedhur t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza.