21/12/2024
Shqipëri

Po bënte prova për të dalë në spektaklin televiziv, shembet në tokë këngëtari i njohur, pëson arrest kardiak

    Këngëtari i njohur grek Dimitris Kokotas ka pësuar arrest kardiak, ndërsa ndodhej në spektaklin e njohur muzikor të televizionit “Alpha”.

    Siç raportojnë mediat greke, ai ishte duke bërë provat e fundit para se të dilte në skenë, kur nuk u ndje mirë, dhe u shemb në tokë. Menjëherë më pas ai është transportuar në spitalin e Athinës, ku mjekët kanë konstatuar se ka pësuar arrest kardiak.

    Ai ndodhet në reanimacion, ndërsa gjendja e tij paraqitet stabël, por ende nuk është jashtë rrezikut për jetën. Kokotas, 55 vjeç, është një ndër këngëtarët e njohur dhe shumë të dashur për publikun grek.