Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka njoftuar se ditën e nesërme, në orën 21:00, në Gostivar do të nënshruhet marrëveshja për tu bërë pjesë e koalicionit Fronti Europian.
Në llogarinë e tij në Facebook, lideri historik i kësaj force politike thekson se fitorja e Fronit Europian do të fillojë nga Gostivari.
Postimi i plotë i Ziadin Selës:
Për të ardhmen e vendit dhe të qytetarëve, për ëndrrën e shqiptarëve dhe gjithë të tjerëve, të bashkuar në Europë dhe për Europë.
Në Gostivar fillon fitorja jonë, fitorja juaj.
#FrontiEvropian 🤝
E shtunë (30 mars), në orën 21:00
📍Salla sportive “Rinia” – Gostivar