“Fronti Europian” i përbërë nga BDI, PDSH, ASH Partia e Romëve, Partia e Turqve ka bërë gati propozimet për listat e deputetëve që do të garojnë në zgjedhjet e 8 majit.
Nl zonën 6 do të ketë “luftë”, ku do të përballet kreu i BDI-së Ali Ahmeti me kreun e Lëvizjes BESA dhe kryetarin e Tetovës Bilall Kasami nga koalicioni VLEN.
Përndryshe, nga VLEN në zonën 1 pritet që bartës të jetë Izet Mexhiti, në zonën 2 Afrim Gashi, në zonën 5 Salim Sulejmani dhe në zonën 6 zgjedhore Bilall Kasami.