21/12/2024
Lajme Maqedoni

Partia e turqve i bashkëngjitet Frontit Europian, Bejxhan Iljas: Ali Ahmeti arkitekt i ardhmërisë së qytetarëve të këtij shteti

     

    Sot është nënshkruar marrëveshja mes PDT-së së Turqve dhe Frontit Europian me Ali Ahmetin.

    Frontit Europian sot ju bashkëngjit edhe Partia Demokratike Turke (TDP). Marrëveshja u nënshkrua në mes kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryetari i TDP-së, Bejxhan Iljaz.

    Ahmeti tha se me marrëveshjen e Ohrit të gjithë komunitetet kanë fituar të drejtat e tyre. Ahmeti përmendi komunën e Kërçovës në të cilën gjuhë zyrtare krahas maqedonase dhe shqipes është edhe gjuha e turke.

    Kryetari i Partisë Demokratike Turke Bejxhan Iljas në fjalimin e tij pas nënshkrimit të marrëveshjes me BDI-në ka theksuar se Ali Ahmeti është një arkitekt i ardhmërisë Evropiane të këtij vendi.