Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, është pritur nga Amir Osmani. Osmani i ka hapur dyert e shtëpisë së tij liderit të Aleancës ku dhe kanë diskutuar lidhur me problematikat e qytetarëve.
Ziadin Sela ka publikuar pamjet e takimit ku dhe ka theksuar se Aleanca për Shqiptarët është shtëpi e të gjithë shqiptarëve, prandaj me secilin prej tyre flasin hapur e kuvendojnë për të mirat e punët e shtëpisë.
Postim i plotë i Ziadin Selës:
Në Gostivar, në odë burrash te Amir Osmani.
Aleanca për Shqiptarët është shtëpi e të gjithë shqiptarëve, andaj me secilin prej tyre flasim hapur e kuvendojmë për të mirat e punët e shtëpisë tonë.
Na gëzon konfirmimi dhe mbështetja që marrim nga çdo konak për politikat tona, për punën tonë të pastër e rrugën tonë të drejtë.
Si në çdo vendbanim, fshat e qytet edhe në Gostivar, Aleanca për Shqiptarët është vetë kauza e çdo anëtari dhe çdo shqiptari.