Media Sociale
YouTube largon nga platforma e saj disa kanale të propagandës ruse

YouTube ka hequr nga platforma kanalet ruse “Anna News”, “News-Front” dhe “Crimea 24”.
Sipas ms.detector.media. Mësohet se këto kanale ruse janë fshirë pas raportimit se postonin lajmeve propagandistike.
Në arsyen e bllokimit shkruante se këto kanale janë bllokuar për shkak të shkeljes së kushteve të përdorimit të YouTube. Para bllokimit kanali News-Front kishte 457 mijë abonentë, Anna News kishte 288 mijë abonent ndërsa “Crimea 24” kishte 25 mijë abonent.“News-Front” dhe “Anna News” ishin bllokuar edhe më herët për shkeljen e kushteve të përdorimit.
Vlen të ceket se agjencia e lajmeve ruse “News-Front”, ka seksionin e saj edhe në Serbi, ku publikon lajme në gjuhen serbe. Lajmet që i poston kjo agjenci dhe që kanë të bëjnë me Kosovën janë tendencioze.
Strukturat kosovare të sigurisë me 15 shtator 2016, i kanë ndaluar dhe më pas i kanë depërtuar nga Kosova, gazetarët e “News-Front”, Oksana Sazonova dhe Sergej Belousi.
Gazetarët rus në Kosovë kishin ardhur për të realizuar një film dokumentarë propagandistik për kinse përsekutimin e priftërinjve serbë dhe djegien e kishave serbe.
Gazetaret rus nuk kishin viza hyrëse për Kosovë dhe kishin hyrë ilegalisht, pasi që në pasaportat e tyre nuk kishte vula hyrëse.
Për shkak të hyrjes ilegale dhe veprimtarisë propagandistike, gazetarët rus u dënuan me para dhe iu ndalua hyrja në territorin e Kosovës për periudhën prej pesë viteve. /KP/
Media Sociale
Së shpejti WhatsApp-in do të mund ta përdorni në më shumë se në një telefon!

WhatsApp, një nga shërbimet më të përdorura të mesazheve në Evropë dhe pjesë të Azisë, është gati të mbyllë një defekt të madh. Kompania po planifikon një përditësim që do të lejojë përdorimin në një pajisjeje dytësore, duke përfshirë një telefon ose tablet tjetër.
Aktualisht, WhatsApp lejon vetëm përdoruesit e telefonit të lidhin llogarinë e tyre përmes klientëve të saj në ëeb ose desktop. Në vend që të futni një numër, do të jeni në gjendje të skanoni një kod QR me telefonin tuaj kryesor për t’u identifikuar në llogarinë tuaj ekzistuese WhatsApp.
Pasi të bëhet kjo, i gjithë historiku juaj i bisedave do të sinkronizohet dhe do të mund të bisedoni me kontaktet tuaja në të dy telefonat. WhatsApp është ende duke e testuar këtë veçori dhe ende nuk e ka nxjerrë atë zyrtarisht. WhatsApp do ta jetë në të njëjtin nivel me shërbimet e tjera si iMessage i Apple, Telegram dhe madje edhe shërbimi i Messenger i vetë Meta.
Për njerëzit që duhet të përdorin pajisje të shumta, ndoshta për punë ose udhëtime, kjo veçori do të jetë veçanërisht e dobishme.WhatsApp ka zbatuar gjithashtu zgjerimin e madhësisë së bisedave në grup duke përfshirë 1,024 anëtarë, një veçori të re të quajtur Komunitete. Ndërkohë, kompania do t’ju lejojë t’i dërgoni mesazhe vetes sa mundeni në Slack dhe Teams.
Media Sociale
Kaos në Twitter: Qindra punonjës japin dorëheqjen; kompania mbyll zyrat

Kriza me të cilën po përballet Twitter nën udhëheqjen e Elon Musk duket se sa vjen dhe thellohet. Së fundmi, qindra punonjës raportohet se kanë refuzuar kushtet e Musk për të vazhduar punën.
Kompania ka mbyllur përkohësisht zyrat për stafin, ndërkohë që përdoruesit e Twitter kanë nisur të thonë “lamtumirë”. #RIPTwitter, #TwitterDown, Mastodon dhe Myspace ishin të gjitha trend në platformë.
Twitter njoftoi përmes emailit se do të mbyllte “ndërtesat e zyrave” dhe do të çaktivizonte aksesin e stafit në godinat e zyrave deri të hënën, raporton New York Times.
Musk kërkoi që stafi i mbetur të binte dakord të punonte me “orë të gjata me intensitet të lartë” ose të largohej. Mediat raportojnë se qindra punonjës nga stafi i mbetur kanë zgjedhur të largohen.
Në radhën e atyre që janë larguar janë edhe shumë inxhinierë përgjegjës për rregullimin e defekteve dhe parandalimin e ndërprerjes së shërbimit, duke ngritur pikëpyetje për të ardhmen e platformës.
Në internet, njerëzit spekulojnë se Twitter mund të “zhduket” brenda disa orësh ose ditësh.
Botë
Instagram sjell opsionin e ri për përdoruesit

Shefi i Instagramit, Adam Mossari ka konfirmuar se platforma po teston opsionin e shumëpritur “Pushoni pak”.
Ky është një opsion që do t’iu kujtojë përdoruesve se po kalojnë shumë kohë duke përdorur Instagram.
“Opsioni është menduar pikërisht për atë që mund të supozoni. Nëse e aktivizoni, do t’ju inkurajojë të bëni një pushim nga Instagrami pasi të keni kaluar pak kohë duke përdorur aplikacionin, 10, 20 ose 30 minuta. Opsioni është pjesë e një përpjekjeje më të madhe për t’u dhënë njerëzve më shumë kontroll në Instagram. Përfundimisht do të dini se çfarë është më e mira për ju kur bëhet fjalë për mënyrën se si e përdorni aplikacionin”, tha Mossari.
Një zëdhënës i kompanisë konfirmoi se përdoruesit do të kenë mundësinë për të aktivizuar opsionin, por gjithashtu do të marrin njoftime për t’i këshilluar ata.
Testimi i “Take a Break” vjen në një kohë presioni mbi Instagram dhe kompaninë mëmë Meta (ish Facebook) pasi sinjalizuesi Frances Haugen dëshmoi para Kongresit për një studim të brendshëm që tregoi se Instagram mund të ketë një efekt negativ në shëndetin mendor të të rinjve.
Adoleshentët u thanë studiuesve se ndjehen të varur nga Instagrami, por se u mungon vetëkontrolli për të reduktuar kohën e përdorimit të aplikacionit edhe pse do të donin ta kontrollonin më rrallë.