Dy persona të rritur ranë në pranga të Policisë së Kosovës nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Dhunim” ndaj një të miture.
Siç është njoftuar edhe në raportin 24-orësh të Polisicë, viktima fillimisht ishte raportuar si person i zhdukur nga familjarët e saj në stacionin e Policisë në Suharekë.
Burime të KALLXO.com kanë bërë të ditur se viktima është e moshës 13-vjeçare, ndërsa njëri nga të dyshuarit është i moshës rreth 20-vjeçar.
Viktima u raportua si e zhdukur më 16.03.2024, ndërsa e njëjta u gjet vetëm dy ditë pas, në mbrëmjen e 18.03.2024 në qytetin e Vushtrrisë.
Pasi u gjet nga zyrtarët policor, 13-vjeçarja deklaroi se gjatë dy ditëve sa ka qenë e raportuar si e zhdukur ka qenë nën shoqërimin e dy personave të rritur, në kohë të ndryshme.
Për deklaratat e të miturës, zyrtarët më pas njoftuan edhe prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që të hapet rast “Dhunimi”.
Raporti i Policisë ka bërë të ditur se njëri nga të arrestuarit është shoqëruar në zyret e policisë ku dhel është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës.