22/12/2024
Shqipëri

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar

    Ditën e djeshme, një aksdient i rëndë ka ndodhur në PAdova të Italisë, ku një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën

    Viktima është A. Vocaj.

    Sipas asaj që raportojnë mediat fqinje, i riu po udhëtonte me motor kur për shkaqe momentalisht të paqarta, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar në anën e kundërt të rrugës.

     

    Në atë moment, ai është përplasur me një makinë që drejtohej nga një 57-vjeçar italian, i cili nuk mundi të shmangte impaktin me motorin.

    Për pasojë, i riu shqiptar gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes.

    Dyshimet paraprake të hetuesve, janë se 20-vjeçari mund të ketë përfunduar në kahun e kundër të rrugës, pasi u godit nga një makinë tjetër, megjithatë hetimet për rastin vijojnë.