Një aksident fatal mbrëmjen së dielës 17 mars, në Via Flacca në Gaeta, zona La Catena, ku makina Smart në të cilën po udhëtonte 30-vjeçari shqiptar Dhurim Shini, është përplasur me një makinë tjetër në të cilën udhëtonin dy femra, të cilat mbeten të plagosura rëndë.
Edhe pse ekipi i emergjencës bëri përpjekje për shpëtimin e të riut shqiptar, ai nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë.
Ndërsa makina tjetër që u përfshi në aksident me të cilën udhëtonin dy femra, u dëmtua keq dhe të gratë u dëmtuan rëndë dhe u dërguan në spital.