Aktorja e njohur dhe aktualisht banore e shtëpisë së “Big Brother” ka bërë një deklaratë të fortë pak ditë më parë ku u shpreh se një personazh televiziv që del çdo mbrëmje në ekran e ka ngacmuar seksualisht. Egla iu referua prezantuesit Saimir Kodra, për një ngjarje të ndodhur disa vite më parë.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe prezantueesi i emisionit investigativ “STOP”, Saimir Kodra, i cili deklaratën e Eglës e quajti një skenar të shëmtuar. Ai tha se nuk e ka takuar asnjëherë aktoren, Egla Ceno, ndërsa i shpreh se e ka paditur penalisht aktoren për këtë deklaratë.
“Keni vënë re se aty zihen për flokësh, zihen me nënë e me babë. Pse më përmend mua babën që është jashtë. Ndërkohë që unë nuk jam as nëna e as baba e asnjërit. Nuk dua t’i përgjigjem asaj se e vetmja përgjigje kësaj aktoreje të dobët, të një skenari po kaq të dobët të ndërtuar në atë format, do i përgjigjet ajo dhe unë në Gjykatë.
Nga sot kjo deklaratë e saj është në gjykatën Penale. Ajo, si e ka ajo, Ceno duhet të sjellë prova materiale që të vërtetojë që, këtu e 25 vite më parë i paskam kërkuar afera seksuale në këmbim të një pune të ofruar”, tha Saimiri ndër të tjera.