Connect with us

Botë

Njihuni me versionin e Galaxy S20 që Samsung ka ndërtuar për ushtrinë amerikane

Published

on

Samsung ka krijuar një telefon enkas për ushtrinë amerikane. Bëhet fjalë për një prodhim të tipit Galaxy Samsung S20. Telefoni ka një modalitet i cili fik LTE dhe bllokon çdo valë radio të arrijë telefonin në rast se ekziston frika e përgjimit.

Samsung e ka ndërtuar këtë version të Galaxy S20 për tu përdorur në kushte të vështira, por që nuk keni për të pasur mundësi për të blerë një të tillë.

Kompania prezantoi Galaxy S20 Tactical Edition dhe siç sugjeron emri, është dizajnuar sipas kërkesës së ushtrisë Amerikane dhe qeverisë federale.

Ka dy niveleve enkriptimi për të ruajtur të dhënat më sekrete dhe lidhet me sistemet radio të ushtrisë. Telefoni ka një modalitet i cili fik LTE dhe bllokon çdo valë radio të arrijë telefonin në rast se ekziston frika e përgjimit. Ekrani i tij ka madhësi prej 6.2-inç 1440p. Vjen me procesor Snapdragon 865, 12GB RAM, 128GB memorie të brendshme dhe bateri 4000 mAh.

Samsung e prezantoi telefonin në një kasë, e cila duhet të rezistojë rënieve dhe goditjeve, por vetë kompania nuk e përmend diçka të tillë. Telefoni del në shitje në tre mujorin e tretë të 2020./Gazeta Express/

Botë

Lë fëmijën në karrocë jashtë dyqanit dhe futet brenda të blejë, videoja shkakton debat

Published

on

By

Një  tik toker vuri në qendër të sulmeve në tik tok një mama e cila la karrocën me fëmijën jashtë dyqanit për të blerë ushqim me vazjën tjetër të saj.

Një fenomen që e kemi parë edhe në Tiranë dhe që shumë alarmohen dhe e quajnë të papranueshme ndërsa të tjerë thonë se nuk mund të ndodhë asgjë.

Videoja u regjistrua në Los Angeles, dhe djali shoqëron vidoen me mbishkrimin “Do kishit dëshirë tia rrëmbenit fëmijën për ti dhënë një leksion kësaj nëne?”

Vidoeja vetëm 9 sekonda u pa mbi 4.3 milion shikime dhe 590 mijë like në më pak se një javë por shkaktoi mjaft debat mes komentuesve kjo për shkak dhe të zakoneve të secilit shtet.

Për disa komentues kjo është e zakonshme për shkak dhe të shtetit ku jetojnë dhe ku shkalla e kriminalitetit është e ulët.

Një komentues e sheh një veprim të zakonshëm por një tjetër thotë se kjo nuk është e zakonshme në SHBA ku fëmijët ti rrëmbejnë.

Ndërkohë një tjetër shkruante se është shumë normale në disa shtete.

Po ju si e gjykoni? A është normale të lësh fëmijën në karrocë jashtë dyqanit sa të blesh ushqimin?

Mamaja e fëmijës në karrocë doli nga dyqani kur pa gruan që regjistronte të voglin dhe mori karrocën dhe e futi brenda.

Continue Reading

Botë

Ndërron jetë pas betejës së gjatë me kancerin komediani i njohur

Published

on

By

Ndërron jetë në moshën 68-vjeçare komediani Louie Anderson. Aktori vdiq pas një beteje të gjatë me kancerin.

Ylli i serialit televiziv “Baskets” dha frymën e tij të fundit në Las Vegas, ku u shtrua në spital në fillim të kësaj jave.  Ai fitoi 3 herë çmimin e rëndësishëm “Emmy”, si dhe luajti disa role në filmat “Search Party”, “Young Sheldon”, “Touched by an Angel”, “Chicago Hope” dhe “Grace Under Fire”, si dhe një film të paharrueshëm në filmin hit të vitit 1986 “Ferris Bueller’s Day Off”.

Anderson është autori i librave më të shitur Dear Dad — Letters From a Adult Child, Goodbye Jumbo… Hello Cruel World, The F Word, how to Survive Your Family, dhe Hey Mami.

Continue Reading

Botë

Kanibali arratiset nga spitali psikiatrik dhe sulmon një grua

Published

on

By

Një kanibal është arratisur nga një spital psikiatrik në Toulouse të Francës.

Mediat vendase bëjnë me dije se kanibali arriti të arratisej duke përfituar nga mungesa e vëmendjes së stafit.

Ai doli në rrugë dhe sulmoi një grua 72-vjeçare duke e hedhur në tokë. Prokurori tha se një qytetar arriti ta neutralizojë duke e mbajtur deri sa mbërritën forcat e policisë.

Autori akuzohet për dy vrasje në vitin 2013, si dhe për kanibalizëm. Ai është një ish-ushtar i kthyer nga Afganistani i diagnostifikuar me çrregullim të stresit post-traumatik, PTSD.

Continue Reading

 

Recent Posts

Më të lexuarat e javës

Shares