Janë identifikuar katër viktimat dhe dy të plagosurit e aksidentit tragjik të ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në aksin Tepelenë-Memaliaj.
Mësohet se tre prej viktimave janë nga e njëjta familje. Bëhet fjalë për Lavdosh dhe Lefteri Begaj, çifti i bashkëshortëve si dhe 85-vjeçarja Afërdita Begaj, të cilët në momentin e aksidentit po udhëtonin me mjetin tip “Toyota Yaris”. Tre anëtarët e familjes Begaj ndodheshin në mjetin që u përplas me automjetin tip “Benz” i cili drejtohej nga 42-vjeçari Riza Rrapaj, i cili fatkeqësisht po ashtu ndërroi jetë. Të plagosur në gjendje të rëndë kanë mbetur Lavdie Meta dhe Jani Meta.
Ndërkohë, sipas njoftimit të Policisë mësohet se i plagosur lehtë ka mbetur edhe drejtuesi i mjetit “BMW”, shtetasi me ininciale E.P, si dhe dy pasagjerët që udhëtonin me të.
Viktimat:
Riza Rrapaj-42 vjeç drejtuesi i automjetit “Merecedes Benz”
Lavdosh Bega 62-vjeç, drejtuesi i automjetit “Toyota Yaris”
Lefteri Bega 57-vjeç, bashkëshortja e drejtuesit të mjetit tip “Toyota Yaris”
Afërdita Begaj 85-vjeç
Të plagosur
Lavdie Meta 63-vje, në gjendje të rëndë
Jani Meta 60-vjeç në reaminacion
Riza Rrapa, vetëm dy ditë më parë kishte nxjerrë në shitje automjetin me të cilin u aksidentua mbrëmjen e kësaj të diele. Automjeti tip “Mercedes Benz” me targa AB 314 JG, ishte nxjerrë në shitje në rrjetet sociale nga vetë Rrapa dy ditë më parë.