Pas publikimit nga Bloomberg dhe New York Times se kompania Affinity Partners e dhëndërit të ish presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, do të investojë në projekte të zhvillimit të pronave në Shqipëri, vetë Kushner ka publikuar në instagram foto të projekteve në fjalë.
Kushner me anë të një postimi në Instagram, ka publikuar disa pamje, që pritet të marrin investimet e tij në Shqipëri, kryesisht në ishullin e Sazanit, që është edhe Zonë e Mbrojtur.
“Të emocionuar për të ndarë disa imazhe të hershme të projektimit për projektet e që kemi krijuar për bregdetin shqiptar dhe qendrën e Beogradit,“-shkruan Kushner.
https://www.instagram.com/p/C4jHBGsAYrN/?igsh=ZXUwb2xkbGFjanF1