30/12/2024
Botë Kosovë Lajme Shqipëri

U ekzekutua me breshëri plumbash në Gjermani, i jepet lamtumira boksierit shqiptar

    Boksieri shqiptar, Besar Nimani, i cili u vra mbrëmjen e së shtunës në Gjermani, në qytetin Bielefeld, është përcjellë këtë të enjte për në banesën e fundit.

    38-vjeçari shqiptar është varrosur ditën e sotme në varrezat e qytetit Bielefeld në Gjermani. Nga pamjet shihet se të shumtë kanë qenë ata persona të cilët kanë marrë pjesë në ceremoninë mortore ku dhe i kanë dhënë lamtumirën e tyre Besar Nimanit.

    Pamje nga varrimi i boksierit shqiptar
    Pamje nga varrimi i boksierit shqiptar

    38 vjeçari u vra të shtunën në qytetin e Bielefeldit në Gjermani. Ishin familjarët e Nimanit ata të cilët njoftuan vdekjen e boksierit pasi u qëllua me armë zjarri teksa po dilte nga një restorant i qytetit.

    “Sot ne një pritë në Bielefeld te Gjermanisë është vra vllau im Besar Nimani. Ishalla Zoti na bashkon ne xhenet me ta. Përjet e mot krenar me ty, shpirtin me ta marr tradhtisht kan mujt vra por me poshtru kurr askush. Te dua”, shkroi vëllai i të ndjerit.

    Pamje nga varrimi i boksierit shqiptar
    Pamje nga varrimi i boksierit shqiptar

    Policia dhe prokuroria gjermane pas ngjarjes dolën me një njoftim zyrtar ku dhe dhanë detaje lidhur me ngjarjen tragjike ku mbeti i vdekur boksieri shqiptar, Besar Nimani.

    “Të shtunën në mbrëmje, 9 mars 2024, një 38-vjeçar nga Bielefeld vdiq si pasojë e të shtënave në qendër të qytetit. Autori ose autorët janë në arrati”, thuhej në njoftim, teksa më tej kanë vijuar duke bërë me dije se boksieri shiptar në momentin e ngjarjes, rreth orës 18:00,  ndodhej në zonën e Obernstrasse Klasingstrasse ku një ose më shumë autorë iu afruan dhe e qëlluan me armë zjarri për vdekje. Policia theksoi se boksieri nga Kosova, Besar Nimani vdiq në vend për shkak të plagëve të rënda.