21/12/2024
Lajme Shqipëri

Ky është i riu shqiptar që u ekzekutua në Angli, publikohet foto e autorit kur largohet nga ngjarja

    Personi që shihni në foto është 27-vjeçari Bajram Luli, i riu që u ekzekutua mbrëmjen e së hënës në Londër.

    Sipas mediave vendase mësohet se i riu shqiptar, me origjinë nga Peqini, u gjet rreth orës 17:30 të së hënës i plagosur në automjetin e tij në perëndim të Londrës, në Sudbury Heights Avenue, Greenford. Menjëherë i riu shqiptar u dergua në spital, mirëpo fatkeqësisht nuk mundi t’ i mbijetonte plagëve të marra.

    Ne foto: 27-vjeçari Bajram Luli
    Ne foto: 27-vjeçari Bajram Luli

    Luli është me origjinë nga Peqini dhe kishte vetëm shumë pak kohë që kishte shkuar në Londër. Ngjarja ndodhi dy ditë më parë, mirëpo ditën e djeshme trupi i të riut shqiptar është mundur të identifikohet nga familjarët.

    Policia britanike ka publikuar pamjet e një personi i cili dyshohet se është vrasësi i të riu shqiptar.  Në foton e publikuar autori i dyshuar për vrasjen e Lulit shihet teksa futet në një stacion metroje aty pranë në Sudbury.

    I dyshuari per vrasjen e te riut shqiptar
    I dyshuari per vrasjen e te riut shqiptar

    Kryeinspektori Jim Shirley  tha se kjo foto është shumë e qartë dhe u bëri thirrje të gjithë qytetarëve  që kanë informacione lidhur me të të kontaktojnë me autoritetet.

    “Ky është një imazh shumë i qartë dhe do të dëshiroja që kushdo që e njeh këtë njeri të kontaktojë menjëherë policinë. Hetimi po vazhdon me ritme të shpejta dhe ne po punojmë për të siguruar drejtësi për familjen dhe miqtë e të riut që u godit me thikë për vdekje”, tha efektivi.

    Ekzekutimi i Bajram Lulit  çon në dy numrin e shqiptarëve të vrarë në Angli gjatë këtyre tre muajve të parë të 2024. Në 4 shkurt 2024, Bledi Petraj, u godit me thikë për vdekje në rrugën Queen Elizabeth’s Drive, N14 në Veri të Londrës më 4 Shkurt 2024.