Një tjetër rast përdhunimi ka tronditur opinionin grek. Një 22-vjeçare ka denoncuar në polici xhaxhain e saj, pasi e akuzon se ka abuzuar seksualisht me të.
Sipas hetimeve policore të Drejtorisë së Mbrojtjes së të Miturve Selanik autori i rastit të rëndë është një 42-vjeçar.
Theksohet se ka pasur një denoncim të mëparshëm nga 22-vjeçarja sipas së cilës gjatë periudhës 2010-2015, kur ishte e mitur (nga 8 deri në 13 vjeç) xhaxhai i saj duke përfituar nga mungesa e prindërve në mënyrë të përsëritur dhe pa vullnetin e saj ka kryer veprime të pahijshme ndaj saj.
Nga i njëjti hetim nga autoritetet rezultoi se në vitin 2010 ai shikonte filma pornografikë përballë djalit të tij 4-vjeçar dhe nipit 7-vjeçar. Gjatë hetimeve paraprake u hetua një denoncim i gjysmëmotrës së tij për gjeste dhe sugjerime të turpshme ndaj saj, duke fyer dinjitetin e saj seksual.Siç bëri të ditur EL.AS, ndaj 42-vjeçarit është ngritur një dosje për veprat penale të përdhunimit, akte seksuale me ose përballë të miturve, abuzim me të mitur dhe kanosje. Shkresat e lëndës i kalojnë Prokurorisë kompetente të Shkallës së Parë