Media Sociale
Karta e re grafike e AMD tremb Nvidia

Emri i kartë grafike mund të duket i dëgjuar. AMD në të kaluarën ka sjellë në treg një kartë grafike të quajtur Radeon VII.
Karta e re grafike e AMD tremb Nvidia
AMD sapo zbuloi kartën e re grafike Radeon Pro VII i cili u dedikohet profesionistëve CAD dhe CAE dhe kompjuterët e performancës së lartë.
Emri i kartës grafike mund të duket i dëgjuar. AMD në të kaluarën ka sjellë në treg një kartë grafike të quajtur Radeon VII.
Megjithatë modeli i ri edhe pse ka teknologji të ngjashme, performanca është tjetër. Konkretisht ka 60 bërthama me performancën 13.1 Tflops, 16GB memorie HBM2, bandwidth 1TB/s dhe mbështetje për PCIe 4.0.
Së bashku me grafikën e re, AMD solli edhe urën Infinity Fabric Link, që do të thotë se mund të lidhen së bashku dy karta grafike Pro VII. Karta ka 6 porta mini-display 1.4 që do të thotë se mund të lidhni gjashtë ekrane ose një të vetëm 8K.
Si krahasohet me Nvidia?
Krahasuar me Nvidia Quadro RTX 5000, karta e re grafike e AMD ka 26% më shumë performancë në imazhet 8K bazuar në testimet e AMD.
AMD thotë se kjo kartë vendos standarde të reja në 8K. Ajo do të kushtojë plot 1,899 dollarë dhe del në shitje në muajin Qershor. /PCWorld Albanian
Media Sociale
Së shpejti WhatsApp-in do të mund ta përdorni në më shumë se në një telefon!

WhatsApp, një nga shërbimet më të përdorura të mesazheve në Evropë dhe pjesë të Azisë, është gati të mbyllë një defekt të madh. Kompania po planifikon një përditësim që do të lejojë përdorimin në një pajisjeje dytësore, duke përfshirë një telefon ose tablet tjetër.
Aktualisht, WhatsApp lejon vetëm përdoruesit e telefonit të lidhin llogarinë e tyre përmes klientëve të saj në ëeb ose desktop. Në vend që të futni një numër, do të jeni në gjendje të skanoni një kod QR me telefonin tuaj kryesor për t’u identifikuar në llogarinë tuaj ekzistuese WhatsApp.
Pasi të bëhet kjo, i gjithë historiku juaj i bisedave do të sinkronizohet dhe do të mund të bisedoni me kontaktet tuaja në të dy telefonat. WhatsApp është ende duke e testuar këtë veçori dhe ende nuk e ka nxjerrë atë zyrtarisht. WhatsApp do ta jetë në të njëjtin nivel me shërbimet e tjera si iMessage i Apple, Telegram dhe madje edhe shërbimi i Messenger i vetë Meta.
Për njerëzit që duhet të përdorin pajisje të shumta, ndoshta për punë ose udhëtime, kjo veçori do të jetë veçanërisht e dobishme.WhatsApp ka zbatuar gjithashtu zgjerimin e madhësisë së bisedave në grup duke përfshirë 1,024 anëtarë, një veçori të re të quajtur Komunitete. Ndërkohë, kompania do t’ju lejojë t’i dërgoni mesazhe vetes sa mundeni në Slack dhe Teams.
Media Sociale
Kaos në Twitter: Qindra punonjës japin dorëheqjen; kompania mbyll zyrat

Kriza me të cilën po përballet Twitter nën udhëheqjen e Elon Musk duket se sa vjen dhe thellohet. Së fundmi, qindra punonjës raportohet se kanë refuzuar kushtet e Musk për të vazhduar punën.
Kompania ka mbyllur përkohësisht zyrat për stafin, ndërkohë që përdoruesit e Twitter kanë nisur të thonë “lamtumirë”. #RIPTwitter, #TwitterDown, Mastodon dhe Myspace ishin të gjitha trend në platformë.
Twitter njoftoi përmes emailit se do të mbyllte “ndërtesat e zyrave” dhe do të çaktivizonte aksesin e stafit në godinat e zyrave deri të hënën, raporton New York Times.
Musk kërkoi që stafi i mbetur të binte dakord të punonte me “orë të gjata me intensitet të lartë” ose të largohej. Mediat raportojnë se qindra punonjës nga stafi i mbetur kanë zgjedhur të largohen.
Në radhën e atyre që janë larguar janë edhe shumë inxhinierë përgjegjës për rregullimin e defekteve dhe parandalimin e ndërprerjes së shërbimit, duke ngritur pikëpyetje për të ardhmen e platformës.
Në internet, njerëzit spekulojnë se Twitter mund të “zhduket” brenda disa orësh ose ditësh.
Botë
Instagram sjell opsionin e ri për përdoruesit

Shefi i Instagramit, Adam Mossari ka konfirmuar se platforma po teston opsionin e shumëpritur “Pushoni pak”.
Ky është një opsion që do t’iu kujtojë përdoruesve se po kalojnë shumë kohë duke përdorur Instagram.
“Opsioni është menduar pikërisht për atë që mund të supozoni. Nëse e aktivizoni, do t’ju inkurajojë të bëni një pushim nga Instagrami pasi të keni kaluar pak kohë duke përdorur aplikacionin, 10, 20 ose 30 minuta. Opsioni është pjesë e një përpjekjeje më të madhe për t’u dhënë njerëzve më shumë kontroll në Instagram. Përfundimisht do të dini se çfarë është më e mira për ju kur bëhet fjalë për mënyrën se si e përdorni aplikacionin”, tha Mossari.
Një zëdhënës i kompanisë konfirmoi se përdoruesit do të kenë mundësinë për të aktivizuar opsionin, por gjithashtu do të marrin njoftime për t’i këshilluar ata.
Testimi i “Take a Break” vjen në një kohë presioni mbi Instagram dhe kompaninë mëmë Meta (ish Facebook) pasi sinjalizuesi Frances Haugen dëshmoi para Kongresit për një studim të brendshëm që tregoi se Instagram mund të ketë një efekt negativ në shëndetin mendor të të rinjve.
Adoleshentët u thanë studiuesve se ndjehen të varur nga Instagrami, por se u mungon vetëkontrolli për të reduktuar kohën e përdorimit të aplikacionit edhe pse do të donin ta kontrollonin më rrallë.