21/12/2024
Shqipëri

Ekzekutohet i riu shqiptar në Londër (EMRI)

    Një i ri shqiptar është ekzekutuar në Britaninë e Madhe. Burime për mediat bëjnë me dije se shqiptari është vrarë mbrëmjen e së hënës në kryeqytetin britanik, në Londër.

    Sipas asaj që Top Channel raporton, referuar burimeve policore të atjeshme, mësohet se viktima është 27 vjeçari Bajram Luli.

    Luli është me origjinë nga Peqini dhe kishte vetëm shumë pak kohë që kishte shkuar në Londër. Ngjarja ndodhi dy ditë më parë, mirëpo vetëm ditën e sotme trupi i të riut shqiptar është mundur të identifikohet nga familjarët.

    Policia është vënë në lëvizje dhe po heton lidhur me këtë ngjarje për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ekzekutimi i Bajram Lulit  çon në dy numrin e shqiptarëve të vrarë në Angli gjatë këtyre tre muajve të parë të 2024.

    Në 4 shkurt 2024, Bledi Petraj, u godit me thikë për vdekje në rrugën Queen Elizabeth’s Drive, N14 në Veri të Londrës më 4 Shkurt 2024.