22/12/2024
Maqedoni

Bujar Osmani del “përtej kufijve”, kërkon që NATO, SHBA dhe BE t’i “skanojnë” funksionarët e KORRUPTUAR dhe ata që kanë lidhje me RUSINË

    Kandidati për president nga radhët e BDI-së, Bujar Osmani mbrëmë në “Rubikon” me Adriatik Kelmendin ka zbuluar një pjesë të platformës së tij politike si kandidat për president. Kryediplomati aktual në Maqedoninë e Veriut thotë se do të inicojë “vetting” të bartësve të funksioneve politike përmes një Bordi ndërkombëtar i cili do të përbëhej nga përfaqësues të NATO-s, BE-së dhe SHBA-së.

    https://www.facebook.com/watch/?v=1168814227860981&t=5

    “Do jetë pjesë e platformës time si president, që të kemi “vetting” për të gjithë bartësit e funksioneve publike. Çka nënkupton kjo? Bord ndërkombëtar që do të certifikon në dy drejtime bartësit e funksioneve publike; një- në siguri, a kanë çfarëdo lidhje me interesin rus dhe dy- me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Dhe, do të kërkojmë që në atë bord të jetë NATO, për shkak çështjes së sigurisë, BE dhe SHBA. Ky bord të jep certifikimin e çdo bartësi të funksionit, duke filluar nga ne vet”, deklaroi mes tjerash Osman.