21/12/2024
Shqipëri

ATENTAT/ Qëllohet me breshëri plumbash efektivi i Policisë

    Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në fshatin Grudë të Shkodrës, mbrëmjen e kësaj të marte. Të lënduarit janë Gjergj Ndershtiqaj, 28 vjeç, student i Akademisë së Sigurisë dhe kunati i tij Gjon Nika.

    Të lënduarit janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Burime nga bluzat e bardha thanë se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

    Autorët ndërkohë kanë arritur të largohen nga vendngjarja pas atentatit. Një makinë e djegur është gjetur nga policia jo larg vendngjarjes. Dyshimet janë se mjeti është përdorur në atentat.