Kryetari i komunës së Karposhti, Stevço Jakimovski thotë se është tronditur nga një, siç e quan ai skandal, pasi djali i tij bashkë me gruan e tij kishin kërkuar certifikatës së martesës, ndërsa të njëjtëve u është lëshuar certifikatë e vdekjes, përcjell TV21.
https://www.facebook.com/TV21Videos/videos/1462674391021905/?ref=embed_video
“Djali im dhe reja ime kërkuan certifikatë nga Libri Amë i të Martuarve, dhe të njëjtit kanë marrë certifikatë nga Libri Amë i të Vdekurve. Do të thotë dita kur ka qenë dasma e tyre, është vendosur si dita e vdekjes së tyre. Kemi edhe një vërtetim se pse të rinjtë po emigrojnë nga RM, jo nga arsyet ekonomike, por nga funksionimi i keq i shtetit. Unë jam thellësisht i bindur se ky kuadër me perspektiv dhe i talentuar, me emrin Dijana Antonijeviç është e punësuar ose nga shtabi i LSDM-së, ose nga shtabi i VMRO-DPMNE-së”, tha mes tjerash Jakimovski.