21/12/2024
Shqipëri

“Si ta ngushëllojmë mamin tënd o engjëll?” I riu u vra pasi u fut të mbronte shokun, familja hap dyert e mortit

    Ditën e djeshme, 19-vjeçari Grei Bihuci, i cili u vra me thikë nga Florjan Muka, përcilët sot për në banesën e fundit.

    Familja e Greit ka hapur sot dyert e mortit, ndërsa të afërm dhe miq janë tronditur nga humbja e papritur e të riut.

    Grei u qëllua ditën e djeshme me thikë nga Florjan Muka në qendër të Fierit. Dyshohet se sherri mes tyre nisi në rrjetet sociale, për shkak të opsionit “like” ndaj një vajze dhe më pas degradoi në përleshje fizike.

    Lidhur me këtë ngjarje tragjike kanë shumë persona, ata të cilët qoftë dhe njëherë kanë takuar Grein, i cili me buzëqeshjen dhe sjelljen e tij u ka lënë përshtypjet më të mira. Një prej tyre ka qenë edhe doktoresha, Briseida Xhelaj.

    “Sa lajm i hidhur sot kur lexoj per ty o Grei Bihuci. Nuk doja tju besoja syve dhe akoma jam e shokuar. Te takova tek Bleta ku ti punoje kamarjer. Po sa i sjellshem, sa i mbar , sa krenare per ty qe ishe kaq i ri dhe kaq punetore. Diten e dyte erdhe me more menjane “Doktoresh mami im te ndjek mund te bejme nje foto tia tregoj se me tha sillu mire me doktoreshen “ une te perqafova dhe beme kete foton ketu. Nuk ka fjale te ngushelloje dot mamin tend qe te ike ne kete mosh kaq te re! Por ti ishe nje engjell, I dashur , puntore, I bukur , zemer mire, me buzeqeshje vezulluese. Po pse o Grei Bihuci helmove mamin sot kaq shume.

    Edhe te gjithe qe te njohin jane te shokuar Edhe te pikelluar. Shpirti ne parajse! E lexova lajmin dhe jane motive te dobta, shpresoj qe te reflektoni o njerez se Nuk eshte mire Sherri Asnjehere. Jeni rritur me 100 halle. Jeten ne dore ka Vetem zoti, ai e jep dhe ai e mere kur jemi pleqe shume te moshuar. Edhe nje shoke qe ishte futur per te ndar ka dal jashte rrezikut per jeten por Faleminderit qe u mundove. Cdo njeri qe e njihte Grein te ishte aty sigurishte qe do nderhynte. Mos mbani thika edhe arme qe mund te marrin jete . Se ne moment qe e merr nje jete , edhe jeta jote ato mbaroi ne burg . Por jo vetem, edhe jetet e familjarve nuk jane me njesoj. Ngushellimet e mia familjes Greit. Zoti ju dhente force per te perballuar kete tragjedi qe na ka tronditur shume. Grei keshtu si ne kete foto do te mbaj mend , te embel te bukur , te sjellshem qe Zoti te donte prane vetes dhe te mori ne moshen me te bukur . Na ke thyer shume zemren”, shkruan ajo krah fotos me 20-vjeçarin.