Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi në emisionin “Politiko” poashtu ka tregur edhe për raportin të cilin ka me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, Dikur si kundërshtar të fortë tashmë Thaçi ka raporte të mira me Ahmetin ai ka treguar se nuk janë ende bashkëpuntorë me BDI-në.
Thaçi tutje për BDI- në dhe Ali Ahmetin ka komplimentur për punën e tyre duke i quajtur se ata punojnë si një arrë e fortë e organizimit politik të shqiptarëve.
“BDI-ja dhe zoti Ahmeti funksionojnë si arra e fortë e organizimit politikë të shqiptarëve, pse do të thoni ju?, për shkak se ne të tjerët krejt kemi nga një apo dy deputet dhe vetëm BDI-ja është një struktur e fuqishme e organizimit politik”, ka thënë ai.
Thaçi poashtu ka folur per opozitën në Maqedonin e Veriut ku i ka quajtur ata si një opozitë të rrejtshme për shqiptarët, raporton Gazeta10.
Tutje ai ka thënë se ka edhe topa tjera për te krisur për kandidatin nga Opozita e Bashkuar Shqiptare për president të Maqedonisë së Veriut, Arben Taravari. “Po shikoni se une kam edhe topa tjera për te krisur jo vetëm turqisht që flet po sikur të ju them se kryetari i një parti shqiptare fletë serbishtë apo është ma e leht me dëgju që flet turqisht dhe jo serbisht”, ka thënë ai