30/12/2024
Botë

TRAGJEDI/ Gjenden të vdekur 5 anëtarët e një familje

    Pesë skiatorët të cilët u zhdukën gjatë një turneu skijimi në Zvicër, janë gjetur të vdekur. Sipas mediave vendase mësohet se autoritetet po vijojnë kërkimet për gjetjen e skiatorit të gjashtë.

    Skiatorët, pesë prej tyre anëtarë të së njëjtës familje, u zhdukën rreth malit Tete Blanche të shtunën në shtegun Zermatt-Arolla, pranë malit Matterhorn që shtrihet në kufirin midis Zvicrës dhe Italisë. Trupat e tyre u gjetën mbrëmjen e djeshme, pasi më herët për shkak të kushteve klimatike ekipeve të shpëtim kërkimit iu vështirësua puna.

    “Stuhia që shpërthen në jug të Alpeve dhe rreziku i orteqeve ka penguar helikopterët dhe ekipet e shpëtimit të afrohen në zonë”, tha policia.

    Policia tha se skiatorët e zhdukur ishin nga mosha 21 deri në 58 vjeç. Pesë i përkisnin një familjeje nga kantoni Valais, ndërsa personi i gjashtë është nga kantoni i Friburgut.

    Policia nuk bëri të ditur identitetin e atyre që u gjetën të vdekur. Zermatt është një vendpushim malor popullor i njohur për ski dhe tërheq turistë nga e gjithë bota.