Besimtarët myslimanë në të gjithë botën nisin sot, 11 Mars, muajin e shenjtë të Ramazanit. Për 30 ditë, ata do të agjërojmë, një nga 5 kushtet e islamit. Kjo realizohet në shenjë solidariteti me të varfërit, duke bërë të mundur edhe ndarjen e ushqimit për njerëzit në nevojë gjatë muajit të Ramazanit. Agjërimi i Ramazanit sipas shumë ajeteve të Kurani, thuhet se është obligim për besimtarin, e se ai i afron besimtarët më shumë me vlerat e dashurisë, respektit ndaj tjetrit, bamirësisë, sinqeritetit, dhe bujarisë.
Dita e parë e Ramazanit është sot,11 marsi, ndërsa dita e fundit është më 9 prilli. Ndërkaq, Fitër Bajrami festohet më 10 prill.
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu uroi të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit për më shumë paqe dhe begati në këtë muaj adhurimi. Ndër të tjera ai tha se në këtë muaj lutjet në ZOT shkojnë që të arrihet sa më parë paqja mes palëve në Gaza, Ukrainë dhe çdo vend tjetër ku ka konflikte dhe njerëzit të gjejnë qetësinë e merituar dhe të kalojnë një Ramazan të begatë.
“Muaji i bekuar i Ramazanit është një mundësi dhe favor i jashtëzakonshëm që Zoti na ka dhuruar për të pastruar shpirtin dhe trupin. Ramazani nuk është muaj diete por muaj adhurimi, përmes të cilit njeriu ka mundësinë e artë të arrijë kënaqësinë e Zotit, e përmes kësaj arritje të begatojë veten e tij me mirësi në këtë botë dhe atë të përtejmen”, tha kreu i KMSH-së ndër të tjera.
News33 u uron agjërim të lehtë dhe të pranuar!
Kalendari i Ramazanit për 2024: