30/12/2024
Lajme Maqedoni

48.8 % e qytetarëve nuk do të votojnë

    Qendra për Hulumtime Politike dhe Komunikim (QKPK), në bashkëpunim me Shoqatën për Gazetari, Informim, Komunikim dhe Shërbime Marketingu “Zëri i së Vërtetës”, kanë realizuar një anketë se si do të votojnë qytetarët në zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare.

    Përpos rejtingut të partive politike se si qëndrojnë ato tek votuesi, shqetësuese janë shifrat e atyre që nuk do të votojnë dhe atyre që ende nuk dijnë se kë do të votojnë.

    Sipas anketës, 30,9% nuk dijnë se kë të votojnë, ndërsa 18.6% asnjërën. Pra 48.8% e qytetarëve janë të papërcaktuar sipas kësaj ankete.

    Anketa është realizuar me telefon në periudhën 4-7 mars 2024, me 1085 të anketuar të përzgjedhur sipas metodës së rastësishme.

    Hulumtimi është realizuar në nivel të gjithë territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe është vërejtur përbërja etnike, numri i votuesve, gjinia, mosha, aftësimi profesional, niveli i arsimimit dhe shpërndarja gjeografike. Marzhi i gabimit +-3.0%, sipas CRPC.