21/12/2024
Kosovë

Rrëfimi i motrës së komandantit legjendar Adem Jashari (VIDEO)

    Vepra heroike e familjes Jashari përtej dhembjes ngjall krenari tash e 26 vjet. Në rrëfimin e saj për RTK-në Hava Gashi, e bija e Shaban Jasharit, tregon se gjatë gjithë jetës në këtë familje kryefjalë ishte atdhedashuria.

    Brenda dhomës ku kalon pjesën më të madhe të kohës, e ka të vendosur fotografinë e dhembjes e të krenarisë.

    Për më shumë se 2 dekada, Hava, e bija e Shabanit dhe motra e komandantit Adem Jashari i kujton çdo ditë heronjtë e saj, që tash si të tillë i njeh e gjithë Kosova dhe jo vetëm.

    Përshëndetja e fundit me Hamzën, sikur i la shije të idhët. Fisnikrija nuk e lë të nxjerr lot kur tregon se ashtu sic e ndjeu edhe ndodhi. Me vëllain nuk u pa më kurrë.

    78 vjeçar ja me krenari kujton se familjarët e saj gjithmonë ishin atdhetarë.

    Ndonëse e ndjen mungesën e 20 anëtarëve të ngushtë që ranë heroikisht në Epopenë e 5, 6 e 7 marsit, ajo është e lumtur që familja u përtëri përsëri me më se 26 anëtarë.