21/12/2024
Botë Shqipëri

E rëndë në Greqi, njerku shqiptar përdhunonte prej vitesh thjeshtrën, e kërcënonte me videot intime

    Një ngjarje e rëndë është shënuar në Egjinë të Greqisë, ku një shqiptar është arrestuar pasi akuzohet se prej vitesh ka abuzuar seksualisht me vajzën e partneres së tij.

    Mediat greke raportojnë se në pranga ka rënë Delin Beqiri 36 vjeç me origjinë nga Lushnja. Personi në fjalë ka ngacmuar dhe abuzuar seksualisht me vajzën e partneres së tij që nga viti 2013, kur vajza atëherë ishte vetëm 14 vjeçe.

    Sipas denoncimit të vajzës, tani 25-vjeçe, torturat kanë nisur 11 vite më parë, kur ajo ishte vetëm 14 vjeçe me akte të turpshme, ndërsa sapo ajo mbushi 18 vjeç, shqiptari filloi ta përdhunonte dhe madje e ka përdorur edhe për të shitur drogë.

    Ngjarja bëhet edhe më e rëndë pasi nëna 40-vjeçare e viktimës, gjithashtu me kombësi shqiptare, ka pasur dijeni. 40-vjeçarja po ashtu është arrestuar dhe ndaj saj janë ngritur disa akuza.

    Sipas mediave greke vajza ka treguar se kalvari i vuajtjeve ka nisur dhe vijuar në banesën e vogël që kishin në Egjinë, ndërsa në ditën që kishte bërë denoncimin, 5 mars, po atë dite ajo sërish ishte përdhunuar nga njerku i saj. 25-vjeçarja tha se 36-vjeçari e kishte filmuar gjatë aktit intim dhe e shantazhonte se nëse do të fliste pamjet do i shihnin të gjithë.

    Pas denoncimit, policia ka kryer kontrolle në banesat e Delin Beqirit, ku ka gjetur dhe sekuestruar 14 gram marijuanë, 4 thika, 1 pistoletë sportive, 3 peshore, 1 grirës, 3 celularë dhe 18.275 euro. Në oborrin e banesës janë gjetur të fshehura 1 kg 491 gram marijuanë. Policia ka sekuestruar si provë materiale edhe të brendshme të 25-vjecares, e cila po ashtu është dërguar për ekzaminime.

    Kanabisi dhe parate e sekuestruara ne shtepine e 36-vjeçarit shqiptar