21/12/2024
Lajme Maqedoni

“Shpërthen” epidemia në Shkup, thirrje për vaksinim

    Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri, dje, theksoi se vaksinimi është arritja më e madhe. Ai informoi se me shpalljen e epidemisë së kollës së keqe në qytetin e Shkupit deri më tani janë vaksinuar më shumë se 22 mijë persona.

    Në emision ai tregoi se pikat e vaksinimit funksionojnë me dy turne, për të lehtësuar prindërve imunizimin e fëmijëve, duke garantuar se vaksinat nuk kanë asnjë lidhje me autizmin.

    Sa i përket funksionimit të sistemit shëndetësor, Demiri tha se ka nevojë për rajonizim.

    Ai tha se nëse i jepet mundësia që të vazhdojë si ministër i Shëndetësisë edhe pas zgjedhjeve, do të tentojë që të krijojë qendra rajonale në Manastir, Shtip, Kumanovë dhe Tetovë.