Kreu i VMRO-së. Hristjan Mickovski i cili kërkon 61 deputetë në Maqedoninë e Veriut për të qeverisur pa shqiptarët, sot është takuar me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq.
Ai thotë se po e fillojmë një miqësi për të lidhur rajonin.
“Takim me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq. Le të krijojmë miqësi dhe lidhje që do të zhvillojnë rajonin” ka shkruar kreu i VMRO-së, Hristjan Mickovski.
Nga ana tjetër, kreu i VMRO-së, Mickovski ka shprehur haptazi simpati dhe bashkëpunim me opozitën shqiptare duke kërkuar që BDI-ja të shkojë në opozitë. Mickovski në daljet e fundit në media gjithnjë ka theksuar se pavarësisht humbjes së opozitës shqiptare nga BDI ata do të bëhen pjesë e qeverisë.