21/12/2024
Botë Lajme Shqipëri

E rëndë, klienti ther me thikë kuzhinierin shqiptar në restorant

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Selanik ku një shqiptar ka mbetur i plagosur. Sipas mediave vendase mësohet se pasditen e së dielës, një debat mes dy shtetasve, një grek dhe tjetri shqiptar agravoi deri në përdorimin e thikës.

    Ngjarja u regjistrua në një uzinë në zonën e Menemenit dhe sipas asaj që mediat e greke raportojnë se një klient, me shtetësi greke, ka goditur me thikë kuzhinierin shqiptar. Greku, i cili ishte dhe klient në restorantin ku 65-vjeçari punonte e ka goditur atë me thikë në stomak pas debatit që patën. Klienti i restorantit, i cili ndodhet në zonën e Menemenit, ka debatuar me kuzhinieren shqiptare dhe më pas i ka futur thikën në bark dhe është larguar.

    Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërriti autoambulanca, e cila e transportoi shqiptarin drejt spitalit, ndërkohë policia ka shpallur në kërkim shtetasin grek si dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.