Flamur Merzheku 60 vjeç, i njohur si endacaku i Grabianit, është aksidentuar në aksin Grabjan- Tre Urat. Burime për news33.tv bëjnë me dije se në momentin e aksidentit ai ishte duke ecur në këmbë dhe mbante dy thasë në duar.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se mjet i cili aksidentoi 60-vjeçarin është larguar nga vendi i ngjarjes.
Pas aksidentit Merzheku është dërguar në spitalin e Lushnjës për të marrë ndihmën e nevojshme mjeëskore.
60 vjeçari vinte dhe ikte në këmbë nga Grabiani në Lushnje duke ecur gati 30 km .
Endacaku njihet nga të gjithë si burri që këndon nëpër rrugë, sepse ulej nëpër trotuare dhe ia merrte këngës.