Big Brother VIP Albania ka marrë vëmendjen e shqiptarëve, të cilët janë pozicionuar për personazhet e tyre të preferuar. E ndërsa sonte të gjithë presin mbrëmjen e “Prime”, Lori Hoxha ka bërë një postim në rrjetet sociale.
Pronarja e Top-Channel ka treguar zyrën e saj në këtë televizion, ku në sy bie dhurata e marrë së fundmi. Një fanelë e Ciro Immobiles gjendet pikërisht në një kornizë, ku me sa duket është posaçërisht për Lori Hoxhën. “Për Lorin”, shkruhet në fanelën që mban edhe firmën e sulmuesit të njohur, shkruan news33.tv.
Kujtojmë që Immobile është pjesë e rëndësishme e skuadrës së Lacios, por edhe e Kombëtares së Italisë. Siç duket, ai është mik edhe me Lori Hoxhën, pronaren e Top-Channel.