21/12/2024
Lajme Shqipëri

Shpërthim i fuqishëm/ Plagoset deputeti, ka viktima (EMRI)

     

    Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mesditën e kësaj të premte, në Lushnjë, në një biznes në pronësi të deputetit socialist, Bujar Çela. Si pasojë e këtij shpërthimi mbetën të plagosur 4 persona, ndërsa një tjetër ka humbur jetën.

    Mes të plagosurve deri më tani u mësua se është edhe deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela, i cili është nisur me urgjencë drejt spitalit. Ndërkohë, për mediat është bërë me dije edhe ideteniteti i viktimës, i cili mësohet se është shtetasi, Roland Hoxha.

    Pak çaste më parë në vendin e ngjarjes mbërriti edhe Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, për të monitoruar nga afër këtë ngjarje të rëndë.

    Nga informacionet e deri më tanishme mësohet se gjatë punës për ndërtimin e një kampanoni, një vinçier ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka pasur një shpërthim. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policia, ambulanca, qytetarë të zonës si dhe zyrtarë.